Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja, kushëri i Hashim Thaçit i bashkohet ‘Idealit’ të Bekim Jasharit

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja, kushëri i Hashim Thaçit i bashkohet ‘Idealit’ të Bekim Jasharit

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:36
Selman Thaçi dhe Bekim Jashari

Një kushëri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është bashkuar Bekim Jasharit në garën për Skenderajn.

Selman Thaçi, ish-ushtar i UÇK-së është kandidat me ‘Idealin’ e Bekim Jasharit.

Njoftimin e ka dhënë vetë Bekim Jashari, i cili ka prezantuar Thaçin në listën e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Selman Thaçi nga Buroja, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është kandidati me numër 28, në Listën tonë të Pavarur, për Kuvend Komunal të Skenderajt.

Selman Thaçi, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Muzikës, në degën Teori dhe Pedagogji Mësimore, ndërsa aktualisht është mësimdhënës i edukatës muzikore.

Ideal për Skenderaj!

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat