Reagon Bytyçi pas ngjarjes së djeshme me Berishën, ja çfarë i kërkon publikisht!

Aktuale

Reagon Bytyçi pas ngjarjes së djeshme me Berishën, ja çfarë i kërkon publikisht!

Nga: M.H. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetarit të PD-së, për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ai nuk e sheh të jashtëzakonshëm këtë veprim të Bashës mirëpo thotë se nëse Berisha dëshiron të kthehet në pushtet, duhet të premtojë që do të sjell ndryshim në vend, përcjell “Bota sot”.

Duke vazhduar, profesori shton se Berisha nëse arrin të largojë nga pushteti Ramë, atëherë i gjithë populli mund t'i besojë atij.

"Është fat i madh të të besojnë dhe është gropë e madhe ta humbësh besimin", shkruan në fund Bytyçi.

Shkrimi i plotë:

Ditë e re, nafakë e re,- thuhet andej nga ne malokësia! Në ditën e re je më i kthjellët!

Dje ndodhi ajo që pritej. Kryetari i PD-së shpalli "non grata" në këtë parti themeluesin e liderin historik të saj. Nuk është bërë hataja! Por nëse sorosistët do ta donin Lulin, do ta kishin ndaluar Edi Ramën ta merrte pushtetin me dhunën e patronazhistëve dhe të parave e do ta sillnin atë në pushtet. Ardhja e Ramës në pushtet e ka zënë Lul Bashën në çark.

Publiku është në kërkim të një njeriu që përballet me Edi Ramën dhe e nxjerr atë në pension politik. Në këto kushte era fryn në favor të Sali Berishës! Asnjë shans nuk ka që demokratët dhe shqiptarët të përkrahin një lider që nuk bën ndryshimin politik në Shqipëri. Sali Berisha duhet të zotohet se do ta bëjë këtë ndryshim. Dhe ai e ka të sigurt jo vetëm përkrahjen e demokratëve, por të shumicës dërmuese të shqiptarëve!

Mjafton të dalë garant për ta shporrur Edi Ramën! Dhe shqiptarët atij i besojnë! Ata i besojnë madje një njeriu që nga 22 vite në politikë aktive si kryetar i Partisë Demokratike, 13 i ka patur në krye të piramidës së pushtetit! Kjo nuk ndodh me askënd tjetër! Eshtë fat i madh të të besojnë dhe është gropë e madhe ta humbësh besimin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat