U la jashtë grupit parlamentar, Berisha: Basha, pazare të fëlliqura me Ramën

Aktuale

U la jashtë grupit parlamentar, Berisha: Basha, pazare të fëlliqura me Ramën

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç edhe e bëri të qartë mbrëmjen e së enjtes, ka mbërritur ditën e sotme në Parlament.

Në hyrje të Parlamentit, lideri historik i PD ka përshëndetur edhe një grup mbështetësish që e pritën me brohorima.

Ndërsa mbërrinte në Kuvend, Berisha ka folur me tone të ashpra për Lulzim Bashën, duke thënë se ka bërë “pazare të flliquara me kryeministrin Edi Rama".

I shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, Sali Berisha tha se nga sot nis beteja për të shpëtuar PD ndërsa bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat