Kurti për shpërthimin e COVDI-19 gjatë verës: Po të merrnim masa ekstreme do të ishte...

Aktuale

Kurti për shpërthimin e COVDI-19 gjatë verës: Po të merrnim masa ekstreme do të ishte...

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:57
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social Facebook ka publikuar një video duke bërë të ditur se sot numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID, arrin shifrën prej një million.

Sipas Kurtit, dy të tretat e këtyre janë për ata që kanë marrë së paku një dozë, kurse një e treta për ata me dy doza.

Vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultate.

Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive në 25%.

Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numar ishin tejet të ulët, do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë edhe sot kemi vepruar me rekomandimet e IKSHPK-së”.

“Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Eksperët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat