Eksperti i sigurisë zbërthen qëllimet e hapjes së arkivave të UÇK-së: Kujdes, kjo është ‘fushë e minuar”!

Aktuale

Eksperti i sigurisë zbërthen qëllimet e hapjes së arkivave të UÇK-së: Kujdes, kjo është ‘fushë e minuar”!

Nga: A.M Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:03
UÇK

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka reaguar në lidhje me hapjen e arkivave të UÇK-së, për të cilat janë pajtuar delegacionet në Bruksel.

Ai në një postim në rrjetin social në Facebook u shpreh se hapja e këtyre arkivave mund të bëhet për dy qëllime.

Sipas Shalës këto arkiva mund të hapen me qëllim që të merremi me vetveten dhe tradhtarët gjatë luftës së fundit, ose me qëllim që të gjejnë prova për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Le të mbetet të shihet, por këtu kemi të bëjë me një fushë të minuar e cila në çdo variant do prodhojë pasoja.

Në kohën më të keqe në procesin e dështimit të dialogut, Serbia po hap tema për prolongim dhe interesi i saj mbetet jashtë BE-së me një këmbë në Kosovë e me një tjetër në Rusi”, deklaroi eksperti i sigurisë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në lidhje me temën e "arkivave"

Këtu ka një hile të madhe që mundet me cenu sigurinë nacionale.

Nëse pala tjetër publikon arkivat që ndërlidhen me bashkëpuntorë, infiltruar në radhët e kauzës kombëtare që i kanë shërby armikut (sistemit ).

A thu......... a do jetë kjo hapje me dy qëllime

1. Me u marr me vetveten duke krijuar Serbia arenën e re të luftimit në mes shqiptarëve për tradhti, ndërsa në anën tjetër vazhdon luftën për pushtim....

2. Apo tenton që në ato arkiva "publike" të gjej ndonjë element për të legjitimuar dosjet e tyre për Gjykatën Speciale.

Le të mbetet të shihet, por këtu kemi të bëjë me një fushë të minuar e cila në çdo variant do prodhojë pasoja.

Në kohën më të keqe në procesin e dështimit të dialogut, Serbia po hap tema për prolongim dhe interesi i saj mbetet jashtë BE-së me një këmbë në Kosovë e me një tjetër në Rusi.

Pra qeveria duhet të ketë kujdes mos të provokohet........

Qofsha i gabuar!

D.Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat