Qeveria do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija

Aktuale

Qeveria do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:13
Pamje nga vizita e Kurtit për ngushëllime familjen Sadrija

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat