Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i ka dal në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pas sulmeve që ka pas ky i fundit, kur njoftoi për hapjen e arkivave të UÇK-së.
Dugolli në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se e kaluara jonë është arkiv dhe nuk kemi pse ta mohojmë e as pse ta fshehim.
Deputeti i VV-së beson se me hapjen e arkivave do të dëshmohet fytyra e vërtetë e shtetit gjenocidar serb.
“Ndërsa sulmi që po i bëhet zv. Kryeministrit Bislimi është politik dhe nuk ka të bëjë aspak me pretendimet e rrejshme të opozitës. Është zotësi negocimi me detyru Serbinë me hapë arkivat në lidhje me informatat për të zhdukurit. Çdo informatë për personat e zhdukur është e nevojshme, edhe pse e vonuar tejmase.
Serbia duhet të shqetësohet për hapjen e arkivave, jo ne”, deklaroi Dugolli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kuptimi i fjalës arkiv
(• arkív,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.)
Dhe kur i sheh disa politikan opozitar që sekelldisen deri në absurditet, kur thonë se UÇK-ja nuk ka pas arkiva, vërtetë mbetesh pa fjalë nga padituria e tyre.
E kaluara jonë është arkiv dhe nuk kemi pse ta mohojmë e as pse ta fshehim. Kur flitet për arkivat (duke përfshi edhe ngjarjet e luftës), nëse Serbia i sheh me dyshime e dredhi, pse ne kemi nevojë t'i paragjykojmë. Ne nuk kemi çka të fshehim dhe nuk po fshehim asgjë, sepse lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.
Serbia ka qenë opupatore dhe ka bërë gjenocid mbi shqiptarët. Arkivat e tyre (nëse i hapin dhe nëse nuk i kanë zhdukur) do ta dëshmojnë një fakt të tillë.
Arkivat tona do ta dëshmojnë fytyrën e vërtetë të shtetit gjenocidar serb. Bëjnë mirë ndërmjetësit e BE-së të vizitojnë Arkiven Shtetërore të Kosovës dhe arkivat e Serbisë dhe të binden me të vërtetën.
Ndërsa sulmi që po i bëhet zv. Kryeministrit Bislimi është politik dhe nuk ka të bëjë aspak me pretendimet e rrejshme të opozitës. Është zotësi negocimi me detyru Serbinë me hapë arkivat në lidhje me informatat për të zhdukurit. Çdo informatë për personat e zhdukur është e nevojshme, edhe pse e vonuar tejmase.
Serbia duhet të shqetësohet për hapjen e arkivave, jo ne.