Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.
Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.
E se duhet të shtyhen zgjedhjet për shkak të pandemisë ka kërkuar edhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Kreu i Kuvendit ka thënë se zgjedhjet duhet të shtyhen.

“Nuk varet prej meje, por nëse unë do ta thoja mendimin tim personal, unë mendoj se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.