Shefi i stafit të presidentes: Mos përhapni të pavërteta, takimi s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve

Aktuale

Shefi i stafit të presidentes: Mos përhapni të pavërteta, takimi s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 00:41
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter iu drejtua mediave që ai i quajti “të ish regjimit Pronto”, duke thënë se ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

“Andaj, mos përhapni të pavërteta!

Takimi ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, shkroi ai.

Image

Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat