Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në New York.
Haradinaj thotë se populli dhe shteti i Kosovës janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë.
“Kosova kujton!
Me 11 shtator 2001 në New York u sulmuan vlerat e demokracisë, u sulmua bota e lirë.
Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan.
Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë sonë.
Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”.