Skandal politik/Bytyçi tregon pse Austria nuk e ftoi ministrin Mehaj, të përfshirë dhe Rama e Vuçiq

Aktuale

Skandal politik/Bytyçi tregon pse Austria nuk e ftoi ministrin Mehaj, të përfshirë dhe Rama e Vuçiq

Nga: G.B Më: 11 shtator 2021 Në ora: 10:43
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Me 14 shtator në Vashau të Austrisë do të mblidhen ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Niko Peleshi i Shqipërisë, Sifet Podzic i Bosnjë-Hercegovinës, Olivera Injac e Malit të Zi, Radmilla Shekerinska e Malit të Zi dhe Nebojsha Stefanoviç i Serbisë.

Sipas APA-s, do të diskutohet se si duhet ta kthejmë Ballkanin nga një rajon që konsumon siguri në një rajon që prodhon siguri. Gjithashtu qëllimi është vendosja e partneritetit midis këtyre vendeve dhe Austrisë.

Por, Kosova nuk është ftuar.

Pas kësaj ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi, ka thënë se pse nuk është ftuar Kosova, derisa ka shtuar se mendon se se ministri Mehaj i Mbrojtjes në Kosovë nuk është ftuar, sepse Vjenës i ka bërë presion Beogradi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me këtë është pajtuar edhe Shqipëria, derisa ka shtuar se për këtë skandal politik nuk është sqaruar as ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Klaudia Tanner.

Postimi i tij i plotë:

Agjensia e Lajmeve Austriake APA njofton se me datën 14 shtator në Vashau të Austrisë do të mblidhen ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Niko Peleshi i Shqipërisë, Sifet Podzic i Bosnjë-Hercegovinës, Olivera Injac e Malit të Zi, Radmilla Shekerinska e Malit të Zi dhe Nebojsha Stefanoviç i Serbisë. Tema e diskutimit do të jetë se si duhet ta kthejmë Ballkanin nga një rajon që konsumon siguri në një rajon që prodhon siguri. Gjithashtu qëllimi është vendosja e partneritetit midis këtyre vendeve dhe Austrisë.

Po Kosova? A nuk është pjesë e përgjegjësisë për të prodhuar siguri në këtë rajon? Pra, pse ajo nuk është ftuar në këtë konferencë? Terr i plotë informativ për këtë nga qeveria e Shqipërisë, qeveria e Kosovës e më tej! Ndërkohë kjo ngjarje është një thyerje e madhe në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe Austrisë!

Unë mendoj se ministri Mehaj i Mbrojtjes në Kosovë nuk është ftuar, sepse Vjenës i ka bërë presion Beogradi. Me këtë presion është pajtuar edhe Tirana zyrtare. Madje Vuçiq përmes ndonjë bisede telefonike është pajtuar me Ramën për këtë presion ndaj organizatorit, ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë. Nuk mund ta besoj, se nëse Tirana do të kundërshtonte e kërcënonte me mospjesëmarrje, nëse nuk ftohej Kosova, ministria austriake e Mbrojtjes do ta përjashtonte Kosovën nga kjo pjesëmarrje.

As vetë ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Klaudia Tanner, nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë skandal politik, diplomatik dhe shkelje të rëndë të së drejtës austriake. Austria është nga vendet e para në botë e në Evropë që ka njohur pavarësinë e shtetësinë e Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat