Kryeministri Kurti befason me rrëfimin e tij, tregon momentin kur në burgun e Serbisë e kuptoi sulmin mbi kullat binjake në Nju Jork

Aktuale

Kryeministri Kurti befason me rrëfimin e tij, tregon momentin kur në burgun e Serbisë e kuptoi sulmin mbi kullat binjake në Nju Jork

Nga: A.M Më: 11 shtator 2021 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 20-vjetorin e sulmit të 11 shtatorit në kullat binjake në Nju Jork.

Kryeministri Kurti në një postim në rrjetin social përshkoi momentin kur ai e mori lajmin për sulmin terrorist të kullave binjake.

Ai në atë kohë po qëndronte në burgun e Qupurisë në Serbi, kur ka dëgjuar ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar.

Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan rrjedhën e historisë dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë së guximit dhe trimërisë përballë fatkeqësive.

Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan.

Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat