Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar për situatën aktuale politike në Shqipëri dhe përjashtimin e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Lajçi ka thënë se Berisha është doktor i mençur dhe tërhiqet sikur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nuk i jep shans Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të luajnë me të, përcjell Bota sot.
Sipas aktorit, Shqipërisë nuk i duhet as Berisha, as Basha dhe as Rama.
Reagimi i tij në Facebook:
Sali Berisha
Non grata je për Lulucin që e rrite
Edhe për Edi-rrucin
Por, jo ishalla edhe për krejt Shqipninë!
Kanë harrua se ti je doktor edhe fort i meçëm e tërhiqesh vet, (si zoja Merkel) e nuk iu jep shkas me luejtë guraleca me ty!
Ti je demokracia n’gaca t’kuqe, je djepi që e përkundi Lulucin, mu rritë e me t’shpallë ty non grata e me luejtë rroçe Edirruci!
Shko para tyne e mbyllu n’burrninë tande, (besoj se e ke) e ngrehe kambën zhag për Lulushet që do t’gjunjëzohen para “madhështisë”se tyne !
Beso doktor, se nuk i duheni as ai as Edi as ti t’mirës Shqipni!