Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 583 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1.944 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

11 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat