Edhe 14 persona kanë vdekur në Kosovë, si pasojë e Koronavirusit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona të gjinisë femërore dhe 5 persona të gjinisë mashkullore.
MSH ka publikuar edhe moshën e viktimave, ku më i riu është i moshës ndërmjet 30-39 vjeçare, përcjell Bota sot.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/11/auto_a11631366392.jpg)
Komuna më e prekur gjatë ditës së fundit është ajo e Prishtinës me 3 raste të vdekjes, e ndjekur nga Ferizaji dhe Lipjani me nga dy raste fatale.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/11/auto_a21631366432.jpg)
MSH bëri të ditur se sot janë regjistruar 583 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1.944 qytetarë./BS