PDK-ja merr pjesë në takimin konsultativ për shtyrjen e zgjedhjeve

Aktuale

PDK-ja merr pjesë në takimin konsultativ për shtyrjen e zgjedhjeve

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:00
PDK-ja merr pjesë në takimin konsultativ për shtyrjen e zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse nuk kanë treguar se çfarë qëndrimi do të kenë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, në një përgjigje për EO ka thënë se kjo parti do të marr pjesë në takimin e së hënës.

PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka paralajmëruar takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat