Ish zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1, Jusuf Thaçi, është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e paraparë me kushtetues.
Sipas tij, nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal në Kosovë të mbetet pa legjitimitet.
Ai shton se ka kohë të mjaftueshme që deri me 17 tetor të përmirësohet situata me pandeminë.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet komunale në Kosovë nuk duhet të shtyhen, por duhet të mbahen në afatin e paraparë kushtetues/ligjor!
Nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal (ekzekutivi dhe legjislativi) në Kosovë të mbetet pa legjitimitet.
Ka kohë mjaftueshëm që deri në ditën e zgjedhjeve komunale (17 tetor 2021) situata me pandeminë në Kosovë të përmirësohet përmes masave të duhura anti-Covid, normalisht nëse partitë politike organizojnë fushatë zgjedhore në përputhje me këto masa (gjë që duhet ta bëjnë patjetër, nëse jo nga vetëdija e duhur, atëherë nga detyrimi ligjor).