Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar koalicion në Mitrovicë për të garuar së bashku në zgjedhjet e 17 tetorit.
Lajmin për nënshkrimin e koalicionit e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ai ka falenderuar strukturat e AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështjetjen.
Postimi i plotë:
U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.
Bashkë për Mitrovicën!