Shqiptarëve dhe Kosovës nuk i duhet një burg tjetër

Aktuale

Shqiptarëve dhe Kosovës nuk i duhet një burg tjetër

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2021 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi ka folur për klasën politike 20-vjeçare të cilët kanë qenë në pushtet dhe e kanë keqpërdorur me votat e popullit.

Mirëpo, Mulliqi thotë se “të padëgjueshmit e pushtetit e pësuan keq. Kosova është bërë vendi, ku pak kush u dënua për keqpërdorime, dhe pak kush u dënua për afera korruptive e pasurime të jashtëligjshme. Kush e pati fuqinë i kishte të gjitha. Gjithçka u soll rreth parasë”, ka thënë ai.

Postimi në Facebook:

Në Kosovë deri më zgjedhjet e fundit nacionale ekzistuan vetëm banorët! Nuk patëm qytetarë! Nëse nuk ke të drejta të plota, nëse jeton në gjysëm anarshi, nuk ke mundësi të jesh qytetarë! Sikur kemi qenë të dënuar të jetojmë më gjysëm të drejta, të jetojmë keq, sikur të ishim të dënuar, e në kufirin e të pa-emancipuarëve edhe pse jemi në fillim të shekullit 21. Erdhën punët që të ekziston pothuaj vetëm klasa e lartë e pushtetarëve, të cilët për 20 vite krijuan gjendje të padurueshme për popull. Ju dha mundësia nga vet ne, dhe këtë mundësi vote e shfrytëzuan në mënyrën më brutale. Të vegjëlit e pësuan, se atyre lartë në pushtet, nuk patë kush çka ju bën! Ishin të gjithëfuqishëm.Të padëgjueshmit e pushtetit e pësuan keq. Kosova është bërë vendi, ku pak kush u dënua për keqpërdorime, dhe pak kush u dënua për afera korruptive e pasurime të jashtëligjshme. Kush e pati fuqinë i kishte të gjitha. Gjithçka u soll rreth parasë. Shqiptarëve dhe Kosovës nuk i duhet një burg tjetër, dhe nuk ju duhen as liritë e kufizuara…Mjaft gjatë ishim pa liri, dhe mjaft gjatë ishim edhe të burgosur nga regjimet e huaja serbosllave…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat