​MSH dhe IKSHPK nuk japin të dhëna për rastet me Covid-19 në komunat serbe

Aktuale

​MSH dhe IKSHPK nuk japin të dhëna për rastet me Covid-19 në komunat serbe

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk japin informata për rastet aktive në 12 komuna, ku kryesisht drejtohen prej serbëve në Kosovë.

Ende nuk dihet nëse është ndonjë gabim teknik apo këto komuna nuk i përgjigjen MSH-së dhe IKSHPK-së, por në raportin e fundit të publikuar nuk janë raportuar numrat e të infektuarve në Zveçan, Zubim Potok, Ranillug, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Leposaviq, Kllokot, Junik, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Ndërkohë, me më së shumti raste aktive me COVID-19, është sërish Prishtina, ku gjithsejt janë 4045 raste.

Image

Përndryshe, në raportin e fundit nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258. Në total numri i rasteve aktive është 18.548”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat