Disa nga planet e Ramës për Prishtinën

Aktuale

Disa nga planet e Ramës për Prishtinën

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:47
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka treguar edhe planet e tij për Prishtinën, në raste se fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.

Po planet janë të shumta kemi problematika të cilat shpërfaqen sot, unë mendoj që aspekti i trafikut, aspekti i parkingjeve, aspekti i shkollave që kemi mungesë të shkollave, aspekti arsimor që  na duhet i shëndetësisë aspekti i ajrit dhe i sigurisë prej qenve endacak është një mori e shumë probleme të cilat unë i kam nda në tri pika kryesore: Unë mendoj që Prishtina duhet të jetë praktike e pastër dhe e gjelbër, dhe Prishtina duhet të jetë e përjetimeve dhe në mënyrë që të krijojmë një Prishtinë më karakter unik në botë ashtu siç i kemi qytetarët e Prishtinës”, ka thënë ai.

Rama, ka thënë se zona qendër duhet të përfshijë shumë pjesë të kryeqytetit.

Unë mendoj që zona qendër duhet të jetë i gjithë rrethi i brendshëm rrethi qendror, rruga ‘Agim Ramadani’ deri te Prishtina e vjetër te ‘Xhamia e Llapit’ pas Pallatit të Rinisë të rrethi për Mitrovicë e Fushë Kosovë atje të stacioni i autobusëve deri te Termokosi ,lagjja e spitalit pastaj të kthehemi të Ulpiana rruga e qetë kjo mendoj që është kjo zona qendër që ne duhet ta kthejmë hierarkinë prej tashti”, ka deklaruar Rama.

Ndryshe zgjedhjet lokale për të zgjedhur të parin e komunës do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat