​Këto janë masat e mbrojtjes dhe higjienës për institucionet publike dhe private

Aktuale

​Këto janë masat e mbrojtjes dhe higjienës për institucionet publike dhe private

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot masat e reja që do të jenë në fuqi nga data 13 shtator deri 26 shtator, ku bëjnë pjesë rregullat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës për institucionet publike dhe private, përfshirë edhe rastet e veçanta kur qytetarët nuk janë të obliguar të bartin maskat.

Sipas këtij vendimi, institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, obligohen të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Ato po ashtu janë të obliguara që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë dhe të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e kësaj mase.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat