Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku konsideron se vendimi i Qeverisë për mbylljen e kopshteve dhe shtyrjen e mësimit i atakon më së shumti gratë.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se masat e reja do ua rrezikojnë grave vendet e punës.
Sipas saj, gjithë kjo po jen si pasojë e një menaxhimi të dobët.
“Vendimi ad-hoc i Qeverisë për mbylljen e kopshteve dhe shtyerjen e procesit mësimor pashmangshëm afekton më së tepërmi gratë. Këto masa mbase do të kenë efekt negativ për gratë edhe pas këtij dy-javëshi duke rrezikuar vendet e tyre të punës e mirëqenien e tyre ekonomike. Asgjë tjetër përpos vazhdimësi e një menaxhimi të dobët”, shkruan Mjekiqi-Sadiku në Facebook.