Mediat serbe: Vjosa Osmani nuk po e ndryshon Kushtetutën e Kosovës, ka këtë qëllim

Aktuale

Mediat serbe: Vjosa Osmani nuk po e ndryshon Kushtetutën e Kosovës, ka këtë qëllim

Nga: H.O. Më: 13 shtator 2021 Në ora: 08:36
Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Mediat serbe kanë shkruar sot se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përjashtoi mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës dhe formimit të KPK –së.

“Ne nuk duam një shtet tjetër jofunksional si Bosnja dhe Hercegovina", tha Osmani.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përjashtoi mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës me qëllim krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe, si dhe formimin e saj.

"Ne nuk do të lejojmë asnjë bashkim të qyteteve dhe komuniteteve që do të krijonin një strukturë monoetnike të fuqisë në vendin tonë. Nuk është as në interesin tonë, as në interes të rajonit apo aleatëve tanë," tha Osmani për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung.

Para mbërritjes në Berlin të martën, Osmani "përjashtoi kategorikisht" mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe.

"Nëse lejojmë Shoqatën Serbe të Qyteteve dhe Komunave në Kosovë, kjo do të ishte vetëm një fazë paraprake për Serbinë në një Republikë Sërbska. Ne nuk duam një shtet tjetër jofunksional si Bosnja dhe Hercegovina," tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat