Kurti: Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, parime të politikës sonë të jashtme

Aktuale

Kurti: Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, parime të politikës sonë të jashtme

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:59
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, e cila organizohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung.

Në edicionin e sivjetmë, që do të trajtojë temën “Siguria bashkëpunuese në kohët e Pandemisë” kryeministri Kurti, i shoqëruara edhe nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.

Ai fillimisht uroi Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, Sabri Kiçmari dhe Drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Rene Schlee, për organizimin e këtij edicioni dhe falënderoi diplomatët që kanë udhëtuar distanca të gjata për të qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje.

"Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, janë parimet e politikës sonë të jashtme", u shpreh kryeministri Kurti.

Me besimin se nëpërmjet kontakteve formale dhe joformale në mes diplomatëve tonë do të mund të arrihet një bashkëpunim më i avancuar dhe mirëkuptim në mes vendeve dhe qeverive tona, kryeministri Kurti i uroi edhe një herë mirëseardhje të pranishmëve në Kosovë dhe punë të mbarë gjatë qëndrimit të tyre në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat