Aliu shkon në Beograd, Durmishi: Ministri po merr pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Aliu shkon në Beograd, Durmishi: Ministri po merr pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:41
Hysen Durmishi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor.

Vizitën e Aliut në këtë samit e ka bërë të ditur për KosovaPress zëvendësministri i kësaj ministrie Hysen Durmishi.

Në Beograd po mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor, e që merr pjesë edhe Kosova. Kosova përfaqësohet nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, tregoi Durmishi.

Ndërsa i pyetur lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkë me ministrat e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Durmishi tha se për nuk ekziston një marrëveshje dhe se atje vetëm po diskutohet për hekurudhat. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat