Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 14 personave të tjerë

Aktuale

Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 14 personave të tjerë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale ka njoftuar njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak të veprës penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë.

Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat