Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka parashikuar fatin e keq për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Miftari, i cili shpesh po komenton edhe ngjarjet ditorë në politikën tonë, thotë se Abdixhiku është zgjedhur në krye të LDK-së me skenar dhe rexhi të Isa Mustafës.
Sipas tij, qëllimi ishte ktihimi i deputetëve që braktisën LDK-në dhe e votuan Vjosa Osmanin.
Ai shkruan në facebook se, ky ishte një trik i përgatitur nga kaska e vjetër e LDK-së.
Sipas Miftarit, kur ky plan të mos jap rezultatet, atëherë Lumiri do të shkarkohet dhe më nuk do të jetë as anëtarë i LDK-së.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e Lumiri Abdixhikut kinse si krytar i LDK-së, është bërë krejt nën regjinë dhe skenarin e Isa Mustafës, Lutës, Agimit, Avdullahut, Skenderit, Ramës.... qëllimi ishte kthimi i deputetëve dhe votuesve që braktisën LDK dhe votuan Vjosa Osmanin, domethanë tretjen e listës Guxo në LDK.
Pra një tentim trik për një forcim artificial me një hile nga ana e Isa Mustafës sa të qartësohen gjërat dhe kur ky plan të mos jep rezultate defenitivisht Lumiri jo vetëm që do të shkarkohet, por nuk do të jetë as anëtarë i LDK-së më!
Do të ketë një tentim të madh mediatik nga LDK, PDK, AAK, kinse të triumfit rritjes të votes, kthimit të votuesit .., tentim që zgjedhjet komunale të barazohen kinse me zgjedhjet e përgjithshme çka dallojnë shumë zgjedhjet lokale nga ato nacionale!