Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua për zgjedhjet lokale, ka thënë se janë për shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në pranverë.
“Kemi pasë qëndrime të ndryshme – disa parti politike janë për zgjedhje disa nuk janë.
Ne jemi për mos me pas zgjedhje dhe me respektu kërkesën e doktorëve. Zgjedhjet të mbahen në pranverë e jo tash”.
Ndërsa Qazim Rrahmani, përfaqësuesi i Partive së Ashkalinjve për Integrim, ka thënë që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve.