Analisti politik, Blerim Latifi ka komentuar vizitat e kancelares gjermane, Angela Merkel në Ballkan.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook tregoi porosinë e madhe që Merkel do e lë në Ballkanin Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor duhet të mbetet interes themelor i Bashkimit Europian dhe çdo pacifikim përfundimtar i Ballkanit Perëndimor nënkupton domosdo një marrëveshje historike midis shqiptarëve dhe serbëve, si dy kombet kryesore të këtij rajoni”, u shpreh Latifi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Pse Angela Merkel zgjodhi që vizitën e saj të fundit si kancelare ta bëj në Ballkanin perëndimor?
Dhe pse zgjodhi Tiranën dhe Beogradin për këtë punë?
Duket për të lënë një porosi të madhe: Ballkani perëndimor duhet të mbetet interes themelor i Bashkimit Europian dhe çdo pacifikim përfundimtar i Ballkanit perëndimor nënkupton domosdo një marrëveshje historike midis shqiptarëve dhe serbëve, si dy kombet kryesore të këtij rajoni.