Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki u shpreh se zgjedhjet duhet dhe do të mbahen në tetor.
Mirëpo, Kraki ka mbetur i befasuar me këmbënguljen e LDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Po ma kujtojnë fjalën e urtë të Dritonit të Selmanajve në fushatën e kalume « me ujin, zjarrin dhe LDK-në nuk luhet ». 2 javë më vonë pësuan debakël historik. Çka s’nin njeri!” shkroi në facebook Kraki, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Zgjedhjet duhet dhe do te mbahen ne tetor por jam i impresionum me ngutine e LDK-se per garë zgjedhore.
Po ma kujtojnë fjalen e urte te Dritonit te Selmanajve ne fushaten e kalume « me ujin, zjarrin dhe LDK-ne nuk luhet ». 2 jave me vone pesuan debakel historik ?
Çka s’nin njeri!