Ngjarjet e datës 14 Shtator 2021
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për situatën epidemiologjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Fondacioni MDA mbajnë konferencën “Dialogu Publiko-Privat”, në kuadër të projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
- Sindikata e gazetës “Rilindja” mban konferncë për medie për mospagesën e 20% nga Qeveria. (Para Pallatit të ish-Rilindjes, ora 12:00)
- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”. (Para Teatrit Kombëtar ora 13:30)
- Mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Gjykata e Hagës, ora 14:30)