‘Bota sot’ raportoi për mosrespektim të masave, policia gjobit Sami Lushtakun

Aktuale

‘Bota sot’ raportoi për mosrespektim të masave, policia gjobit Sami Lushtakun

Nga: H.O. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 09:16
Sami Lushtaku

Gjatë ditës së djeshme, gazeta ‘Bota sot’ ka raportuar për disa tubime të fushatës zgjedhore nga kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku në këto tubime nuk kishte respektuar masat e pandemisë, duke mbledhur njerëz të moshave të ndryshme pa maska e distancë fizike.

Pas këtij raportimi, Policia e Kosovës njofton se ka dënuar subjektin politik me 2 mijë euro gjobë.

Në gjobën e publikuar nëpër media thuhet se ‘personi fizik nuk ka kriju kushte për mbajtjen e tubimit electoral duke mos i respektu distancën dhe mos vendosjen e maskave mbrojtëse’.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat