Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova është më mirë e përgatitur në përballje me koronavirusin tash, në krahasim me një vit më herët.
“Ky variant i virusit korona po e bënë të vetën, e po sillet në mënyre agresive.
Është një situatë më e mirë se vitin e kaluar, meritat nuk i jepen vetëm Arben Vitisë, por edhe ish-ministrit Armend Zemaj.
Sot kapacitete spitalore janë më të përgatitura se vitin e kaluar.
Kemi oksigjen përmes cisternave e jo përmes bombolave. Ky është një lajm i mirë se edhe nuk ka problem për shtretër.
Furnizimi me barna ka përmirësim”, ka thënë ai.