Sindikata e gazetës “Rilindja” në konferencë për medie ka akuzuar Qeverinë Kurti për mospagesën e 20%, derisa paralajmëruan padi ndaj kësaj qeverie edhe deri në Gjykatën e Arbitrazhit.
Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli tha në këto rrethana të pandemisë kanë anuluar protestën, por sot në këtë mënyrë shprehen siç tha ai mllefin ndaj qeverisë për padrejtësitë që po i bëhen kësaj ndërmarrje.
“Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injoroj kërkesat tona për stazhin e punës dhe 20 përqindëshin”, tha ai.
Bekolli ngriti dyshimet se do të vidhen mjetet e 20 përqind nga Qeveria Kurti.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja”, Besim Kajtazi tha se në vazhdimësi janë të diskriminuar nga Qeveria për kërkesat e tyre.
Rreth 218 punëtor presin realizimin e këtyre kërkesave.
Sindikalistët paralajmërojnë grevë dhe protesta , në momentin kur të bie numri i të vdekurve të infektuarave nga Covid-19.