Tahiri flet për vizitën e Merkel në Tiranë

Aktuale

Tahiri flet për vizitën e Merkel në Tiranë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:49
Edita Tahiri

Ish-Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, vlerëson se Serbia ka nisur një luftë gjeopolitike në Ballkan.

Sipas saj takimi i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel me liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohet në këtë.

“Sot, takimi i Kancelares Angela Merkel me gjashtë krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohet në luftën e re gjeopolitike që Serbia ka nisur në Ballkan.

Nuk mjafton që vetëm të flitet për bashkëpunim rajonal”, është shprehur Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat