Sot ka ndërruar sot ish kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Rexhep Boja.
Boja ishte i shtrirë në spital pasi kishte probleme kardiovaskulare.
Dega e LDK-së në Klinë përmes një telegragmi ka shprehur ngushëllime për vdeekjën e Bojës.
Besim Hoti, kryetar i degës në Klinë kanë shprehur ngushëllime për familjen, farevisin, shokët dhe miqësinë e Bojës.
“Telegram ngushëllimi!
Sot morëm lajmin se ka ndërruar jetë ish-kryetari i BIK-ut, Rexhep Boja nga fshati Kërnicë e Klinës.
Kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti dhe gjithë anëtarësia e LDK-së në Klinë, u shprehin ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe farefisit të gjerë, shokëve dhe miqësisë!”, shkruan LDK-ja në telegram ngushëllimin e tyre.