Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit për hapjen e arkivave të UÇK-së.
Sipas saj, Kurti po e shfaq fytyrën e vërtetë çdo ditë.
“Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njejtë me kriminelët serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre”.
Postimi në Facebook:
Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë.
Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, genjështarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi.
kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njejt me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.
E ju që verbërisht kërkuat ndryshimin, tani ja ku e keni; ndryshimi që ju e sollët e ka vetëm një emër: tradhëti dhe shkatërrim!