24 të vdekur nga Covid në Kosovë, kaq persona janë infektuar

Aktuale

24 të vdekur nga Covid në Kosovë, kaq persona janë infektuar

Nga: G.B Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:56
QKUK

24 persona kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.

Sipas IKSHPK-së, janë shënuar 357 raste të reja dhe janë shëruar 1498 persona.

Njoftimi i plotë:

14 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat