Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri njoftoi se ka vdekur në moshë të re Baton Berisha.
Gazeta “Bota sot”, merr vesh se Baton Berisha është djali i vetëm ish-aktivistit të lartë të LDK-së në Komunën e Pejës, Mon Berisha.
“Joooo Baton Berisha! Nuk e prisnim që ju të ndaheni nga familja e nga ne, në këtë moshë.
Lajm i trishtë, i pa përballueshëm!
Kujtimi për ty do mbetet gjithmonë në zemrat tona.
Pusho në paqe, Djalë fisnik!”, shkruan Gaxherri në Facebook.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Sferkë të Thatë.
“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjën” tha Fadil Gashi për Dmos.
Ai gjithashtu tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, në Institutin e mjekësisë ligjore.
Postimi i potë i Besa Gaxherrit:
Joooo Baton Berisha, Nuk e prisnim që ju të ndaheni nga familja e nga ne, në këtë moshë. Lajm i trishtë, i pa përballueshëm! Kujtimi për ty do mbetet gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe, Djalë fisnik!
Posted by Besa Gaxherri on Tuesday, September 14, 2021