Mësohet se çfarë projekti ka paraqitur ministri Liburn Aliu në mes të Beogradit

Aktuale

Mësohet se çfarë projekti ka paraqitur ministri Liburn Aliu në mes të Beogradit

Nga: A.M Më: 14 shtator 2021 Në ora: 17:42
Liburn Aliu

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka dhënë detaje lidhur me vizitën e ministrit Liburn Aliu në Beograd.

Ai ka njoftuar se ministri Aliu në mes të Beogradit ka paraqitur projektin për hekurudhën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Krahas kësaj, ai kujtoi se si Pal Lekaj sa ishte ministër nënshkroi vetëm projekte që lidhini Kosovën me Beogradin.

“Gjërat kanë nisur të ndryshojnë!”, shkroi Manxhuka në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pal Lekaj në Berlin nënshkroi vetëm projekte që lidhin Kosovën me Beogradin, edhe me hekurudhë edhe me autostradë.

Ndërsa Liburn Aliu në mes të Beogradit paraqiti projektin për hekurudhë që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Gjërat kanë nisur të ndryshojnë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat