Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.
Kusari-Lila në DPT te Fidani ka thënë se mund të fitojë komunën e Gjakovës pa balotazh.
“Jo aspak nuk i friksohem balotazhit sepse votuesit e komunës së Gjakovës e kanë të përcaktuar se kë e mbështesin, ndërsa unë besoj se mund të fitojmë edhe pa balotazh. Është shumë reale të fitojmë pa balotazh”, tha Kusari-Lila.
Tutje ajo shtoi se për këtë është e bindur duke u bazuar nga përvoja e krijuar dhe nga përkrahja që po merr nga qytetarët.
“Në fakt intiuta është përvoja e krijuar, intuitës duhet t’i besosh sepse mundesh me e krahasu me përvojat e mëhershme, pra nga ajo që po e shoh në terren por edhe nga prapaveprimi që po marrë nga qytetarët”, shtoi ajo.