Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar sot se për Serbinë është me rëndësi kyçe gjykimi treshkalësh i Todosijeviç dhe siguria e serbëve në Kosovë, njofton “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.
Këtë Vuçiq e tha në përgjigje të pyetjes së gazetarëve si e vlerëson paralajmërimin e bërë nga Kurti, lidhur me vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe si të arrihet zgjidhja e kompromisit kur Prishtina refuzon përmbushjen e marrëveshjeve nga Brukseli, ndërkohë që nuk respekton as marrëveshjen e Uashingtonit, duke shtuar se përpiqet që mos të humb vëmendjen me ato gjëra.
“Për ne është me rëndësi, sa të mundemi, të ruajmë sigurinë e njerëzve tanë në Kosovë. Prandaj do të shohim si do të jetë reagimi në gjykimin e shkalles së tretë ndaj Todosijeviç, kjo është për ne me rëndësi kyçe”, tha Vuçiq.
Vuçiq theksoi se duhet të shohim edhe çka janë gjërat e tjera rreth respektimit të marrëveshjes së Brukselit, nëse do të respektojnë e përmbushin ose jo.
“Të ndikoni në hapat joracional është absolutisht e pamundshme. Nuk mund të ndryshoni asgjë”, përfundoi ai.