12 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë, në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.
Sipas IKSHPK-së, janë shënuar 410 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1732 persona.
Njoftimi i plotë:
15 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
