MSH: Vaksinimi është opsioni më i mirë dhe më i sigurtë për t’u mbrojtur nga COVID-19

Aktuale

MSH: Vaksinimi është opsioni më i mirë dhe më i sigurtë për t’u mbrojtur nga COVID-19

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar sërish te qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një postim në Facebook ku thuhet se marrja e vaksinës kundër koronavirusit është opsioni më i mirë dhe më i sigurt për t’u mbrojtur nga ky infeksion.

MSH iu ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën eKosova për ta ndarë termimin për t’u vaksinuar.

“Vaksinimi është opsioni më i mirë, më i lirë dhe më i sigurtë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Le të regjistrohemi TASH në eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Service/14) për të rezervuar një termin për vaksinim!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat