Sveçla: Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL

Aktuale

Sveçla: Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:04
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me EUROPOL-in, përmes së cilës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në këtë organizatë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha që me këtë krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar është tejet i rëndësishëm në përpjekjet tona për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in”.

“Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurtë të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian”.

Tutje Sveçla tha që këto marrëveshje të nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

“Angazhimi ynë i përbashkët në shtimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim policor ndërkombëtar, do të vazhdoj me dinamikë të lartë”, tha tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat