U tha se ka kaluar në LVV/ Reagon Hoti, “Askush nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë”

Aktuale

U tha se ka kaluar në LVV/ Reagon Hoti, “Askush nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë”

Nga: A.Z Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:49
Andin Hoti

Disa lajme kanë qarkulluar se gjoja Kryesuesi i delegacionit për të zhdukurit, Andin Hoti ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe pas këtyre lajmeve reagoi Hoti.

"Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë", ka shkruar Hoti në reagim, përcjell "Bota sot"

Sipas tij, reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës.

"Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik.", ka theksuar ai në reagim.

Postimi i plotë:

E PAPRANUESHME!

Që nga marrja e detyrës e kam bërë të qartë dhe po e përsëris prapë sot:

Askush dhe me Asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt.

Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë.

Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës.

Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik.

Duke marrë shkas nga sulmet e ulëta dhe fushata e nxitur denigruese e linçuese, e vlerësova të nevojshme që t’iu drejtohem edhe një herë:

E para, për t’i falënderuar të gjithë ata që përmes reagimeve publike i kanë dhënë përgjigjen më të mirë këtyre tendencave, dhe;

E dyta, ??̈? ??̈ ???????? ?????????̈? ? ??????̈ ???? ????????????̈?? ? ??????????????? ??̈ ? ??????? ??̈ ?????? ?????̈ ??? ???-??̈ ????, ?????̈? ? ??????̈ ??̈ ????????̈ ?̧????????? ??̈ ??????̈?.

Duke i mirëkuptuar të gjithë ata që në mënyrë të pavetëdijshme më kanë atakuar, fushatat e tilla propagandistike, në vend të bashkëpunimit për të cilin jam angazhuar dhe insistoj me këmbëngulje, vetëm sa do ta vazhdojnë agoninë e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin në ankth të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.

Andin Hoti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat