Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit të Vetëvendosjes, ku ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ka reaguar vet deputetit, Valon Ramadani.
Ai akuzen e vlerëson të pa bazë duke theksuar se sa herë të jetë nevoja, secili duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut.
Postimi në Facebook:
Akuza kundër meje eshtë e pa bazë. Unë, si deputet, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës.
Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë.
Dëshira e dikujt që të ndalet kandidimi im, nuk do të realizohet. Sepse ka ikur koha kur institucionet vepronin kundërligjshëm, dhe sepse komuna e Ferizajit ka nevojë për energji të reja për zhvillim.