Udhëheqësi i Koalicionit “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu ka thënë se partitë politike të cilat janë deklaruar për shkurtim të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë bërë gabim politik e strategjik.
Sipas tij nuk ka nevojë të shkurtohet fushata, por vetëm të respektohen masat e vendosura kundër koronavirusit.
“Unë mendoj që partitë politike të cilat janë deklaruara për shkurtimin e fushatës kanë bërë gabim strategjik dhe politik për arsye se nuk kemi nevojë për shkurtim të fushtës por respektim të rregullave të pandemisë.”.
Ai tha se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për ofertat e partive.