Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka reaguar ndaj një shkrimi të deputetit Haxhi Avdylit.
Ky reagim erdhi pas akuzave ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, sipas së cilës ‘viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së’.
Avdyli kishte reaguar se, viktimat ishin pjesë e LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe ajo LDK-së së tjetërsuar nga siç i quan ai argatët e djallit.
Ky koment i Avdyli ka bërë që të eskaloj Adonis Tahiri i cili e ka quajtur ‘magar’ deputetin Avdyli.
"Me i shfrytëzu dosjet e fabrikuara, për lojë të brendshme politike, duhesh me qenë magar si Haxhi Avdyli. Deputeti i pushtetit, sot qenka bërë gjykatës i Speciales!", ka shkruar Tahiri në reagimin e tij në Facebook.
